Shifra shqetësuese të të infektuarve, 53 Bujanoci, 31 Presheva

0
179

Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 1108 persona.

Në bazë të analizave të publikuara 575 persona e të testuarve kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.

Nga ky numër, 302 janë nga Vranja, 78 nga Surdulica,  63 nga Vlladiqin Hani, 53 nga Bujanoci, 31 nga Presheva, 29 nga Tërgovishta, dhe 19 nga  Boseligradi.

Shifrat e fundit të publikuara nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja, janë tejet alarmante.