Pezullohet përkohësisht shqiptimi i gjobave për transportuesit e Maqedonisë së Veriut në pikat kufitare me Kosovën, përfitojnë edhe luginasit

0
185

Është pezulluar përkohësisht shqiptimi i gjobave për transportuesit nga Maqedonia e Veriut, të cilat shqiptoheshin në pikat doganore të Kosovës, si pasojë e së cilës pengohej aktiviteti ekonomik.

Lajmin e ka bërë të ditur Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP) ku në një komunikatë për media ka bërë të ditur se kjo është arritur falë angazhimit të vazhdueshëm të tyre dhe Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK).

“Shqiptimi i gjobave për transportuesit nga Republika e Maqedonisë së Veriut vinte si pasojë e mungesës së një marrëveshjeje mes dy qeverive por reagimi i përbashkët i OEMVP dhe OAK bëri që ky shqiptim i gjobave të pezullohet përkohësisht deri në arritjen e një marrëveshjeje mes dy vendeve për sa i përket transportit të mallrave dhe shërbimeve”, thuhet në komunikatë.

Me problemin e njejtë janë përballur edhe transportuesit nga Lugina e Preshevës, të cilët falë kësaj marrëveshje të përkohëshme mes (OEMVP) dhe (OAK) dhe intervenimit institucional nga Lugina do ti shmangen gjobave prej 1.000 euro në pikat kufitare nga dogana e Kosovës.