Hyjnë në fuqi kushtet e reja për pension! Ndryshime si për gratë ashtu edhe për meshkujt

0
577

Nga viti 2022, zbatohen rregullat e reja për pensionimin e grave, që do të thotë se çdo kërkesë që gratë paraqesin këto ditë, por edhe në vijim gjatë këtij viti, i nënshtrohen kushteve të reja, më rigoroze.

Nga ana tjetër, kushtet për pension të rregullt për meshkujt mbeten të njëjta, por nuk nënkuptonë kur flasim për pension të parakohshëm.

Këtë vit kalendarik, zonjat mund të dalin në pension në moshën 63 e katër muaj, në vend të moshës 63 e dy muaj që u duheshin për të dalë në pension në vitin 2021.

Numri i kërkuar i viteve të përvojës së punës mbetet i njëjtë, në minimum 15 vjet.

Nga ana tjetër, meshkujt vitin e ardhshëm do të dalin në pension me 65 vjet dhe 15 vite përvojë punë të regjistruar në librezën e punës.

Ligji për sigurimin pensional dhe invalidor është ndryshuar në vitin 2014.

Që atëherë, kushtet për pension për gratë kanë ndryshuar çdo vit, dhe si rregull, kufiri i moshës është zhvendosur në intervalin nga dy deri në gjashtë muaj në vit.

Dhe kështu deri në vitin 2032, kur zonjat do të mund të dalin në pension në moshën 65-vjeçare, një vit e dhjetë muaj më shumë se sot.

Ndryshime kemi edhe kur flasim për kufirin dhe kushtet për pension të parakohshëm, i cili nga janar ka ndryshuar si te femrat ashtu edhe te meshkujt.

Vitin e kaluar, meshkujt kanë dalë në pension para kohe me 40 vjet përvojë pune dhe të paktën 59 vjet moshë.

Këtë vit ata mund pensionohen me 40 vite përvojë pune dhe të paktën 59 vjet e gjashtë muaj moshë.

Për sa i përket pensionit të parakohshëm për gratë, kushti për to këtë vit ishte 58 vjet e katër muaj moshë, kushti është që të kenë edhe minimumi 39 vjet e katër muaj përvojë pune.

Për këtë vit është 39 vjet e tetë muaj përvojë pune dhe të paktën të kenë 59 vjeç.

Ajo që është e barabartë për të dyja gjinitë është rregulli sipas të cilit si burrat ashtu edhe gratë mund të dalin në pension të rregullt 45 vjet përvojë pune, pavarësisht nga mosha. Kushti është, natyrisht, që punëdhënësit e tyre të kenë paguar rregullisht kontributet e tyre gjatë gjithë kohës për 45 vjet.