Bujanoci me 41 të infektuar, në vendin e dytë në rrethin e Pçinjës, Presheva e fundit me 3 raste

0
222

Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 771 persona.

Në bazë të analizave të publikuara 425 persona e të testuarve kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.

Nga ky numër, 248 janë nga Vranja, 46 nga Bujanoci, 41 nga Vlladiqin Hani, 40 nga Surdulica, 32 nga Tërgovishta, 15 nga Boseligradi dhe 3 nga Presheva.

Shifrat në rritje alarmante, Bujanoci radhitet menjëherë pas Vranjës, ndërsa kjo e fundit edhe më tej mbetet vatër e virusit korona me shifra tëjet të larta të të infektuarve.