Sinani këronë nga Qeveria e Kosovës lehtësimin e lirisë së lëvizjes për qytetarët e Luginës

0
229

Pas vednimit të Qeverisë së R.Kosovës mbi masat e reja në luftën kundër pandemisë së virusit korona, ku përfshihet edhe lëvizja, gjegjësisht hyrja në teritorin e R.Kosovës, si kusht vertëtimi për marrjen e tri dozave të vaksinës, gjegjësisht dy doza duke i bashkangjitur edhe testin PCR negative jo më të vjetër se 48 orë, ka bërë që të reagojnë edhe përfaqësuesit institucional të Luginës së Preshevës.

Lidhur me këtë përmes rrjetit social sot ka reaguar edhe kryetarja e komunës së Preshevës Ardita Sinani e cila ka kërkuar nga autoritetet kosovare rishqyrtimin e këtij vendimi.

Postimi i plotë i kryetares së Preshevës:   

Vendimi i Qeverisë e Republikës së Kosovës për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVId-19 i cili ka hyrë në fuqi me 22 janar, përfshirë masat e reja mbi hyrjet dhe daljet e qytetarëve në dhe nga Republika e Kosovës, përkatësisht nevojën e domosdoshme për certifikatën e vaksinimit me tri (3) doza, atë me dy (2) doza bashkë me testin RT-PCR negativ, ka vështirësuar dukshëm lirinë e lëvizjes së qytetarëve të Komunës së Preshevës. 

Duke qenë se një pjesë jo e pakët e tyre nuk mund ta marrin dozën e tretë sepse nuk kanë kaluar mjaftueshëm muaj nga doza e dytë dhe shumë prej bashkëvendësve tanë nuk kanë mundësitë financiare për ta kryer testin RT-PCR çdo herë që e kalojnë kufirin, kjo masë po e kufizon lirinë e lëvizjes midis Komunës sonë dhe Republikës së Kosovës, ku edhe punojnë, studiojnë, shërohen, apo edhe vizitojnë reciprokisht familjarët e tyre, etj.

Duke qenë e vetëdijshme për gjendjen e rënduar me Pandeminë COVID-19, ftoj Qeverinë e Republikës së Kosovës, që ta rishqyrtojë vendimin përkatës, apo edhe ta plotësojë, drejt lehtësimit të lirisë së lëvizjes së qytetarëve të rajonit tonë.