Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 284 persona.
Në bazë të analizave të publikuara 20 persona e të testuarve kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.
Nga ky numër 12 raste janë nga Vranja, nga 2 raste kanë Surdulica dehe Tërgovishta dhe nga 1 rast kanë Presheva, Boseligradi, Vlladiçin Hani dhe Bujanoci
Sipas këtyre të dhënave dhe të dhënave nga dy javë më parë, shifrat në rrethin e Pçinjës janë gjithnjë në rënie, ndërsa komuna e Buajnocit për tri ditë ka regjistruar vetëm 1 rast me virusin korona./LajmiAL/












