E konfirmuar: Ministrja Gërvalla të enjtën në Bujanoc dhe Preshevë

0
291

Edhe pse vizita e Zëvendës Kryeministres, Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës Donika Gërvalla ishte paralajmëruar për sot, për çështje të ndryshme diplomatike kjo nuk u realizua, megjithatë Lajmi-AL ka arritur të marrë informacione të konfirmuara se vizita do të realizohet të enjtën më 16 dhjetor, me të njëjtën agjendë.

Ministrja Gërvalla fillimisht do të pritet nga kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi per të vazhduar më pas me agjendën e paraparë të cilën e keni në kuadër të tekstit.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës Donika Gërvalla pas Bujanocit do të qëndrojë edhe në komunën e Preshevës, ku do të zhvillojë takime me përfaqësues institucional.

Vizita e Ministres Gërvalla vjen pas më pak se tri javë që kur Qeveria e Serbisë nuk i dha leje katër ministrave të Qeveris Kurti të vizitojnë Luginën e Preshevës./Lajmi-AL/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here