Pritje vëllazërore Ministres Gërvalla në Bujanoc (video)

0
258

Zëvendës Kryeministrja, Ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporë e Republikës së Kosovës Donika Gërvalla në mënyrë vëllazërore sot është pritur në komunën e Bujanocit, fillimisht nga kryetari i komunës Nagip Arifi dhe më pas edhe nga kryetari i KK Enver Ramadani.

Siç ka mësuar LajmiAL vizita e Ministres Gërvalla më shumë është një hap drejt një fillimi të ri për normalizimin e mardhënieve të ndërsjella midis Kosovës dhe Sërbisë, një hap më afër reciprocitetit, një fillim ku inistitucionet e Kosovës të kenë më shumë qasje në problemet dhe sfidat me të cilat po përballen shqiptarë e Luginës së Preshevës.

Gjatë takimeve të ndara me Arifin dhe Ramadanin Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës është njoftuar nga afër me problemet me të cilat po përballen shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe përkrahjen institucionale që mund ti ofrojë Qeveria Kurti, në këtë rast Ministria gjegjëse.

Gërvalla pas krerëve institucional është takuar edhe me kryetarin e KKSH-së Ragmi Mustafën dhe më pas agjendën e sajë e ka bartur në komunën e Preshevës.