Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 351 persona.
Në bazë të analizave të publikuara 52 persona e të testuarve kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona. Nga ky numër, 37 janë nga Vranja, 7 nga Surdulica, 4 nga Boseligradi, dhe nga 2 raste kanë Vlladiçin Hani dhe Bujanoci./LajmiAL/












