IHR jep paralajmërim: Era e stuhishme, ja cilat janë pjesët e Serbisë

0
311

Gjatë ditës së sotme në pjesë të ndryshme të Serbisë pritet të fryjë erë e fortë njoftoi sot Instituti Hidrometeorologjik Republikan.

Siç kanë thënë ata, në zonën e Koshavës dhe në jug të Banatit do të fryjë erë e fortë me shpejtësi deri në rreth 80 kmh.

“Në orët e mëngjesit në perëndim dhe jugperëndim ka patur reshje të kohëpaskohshme shiu, dhe në zonën e Košavës erë të fortë juglindore, në jug të Banatit me erë të stuhishme (rreth 80 kmh)” thuhet në njoftimin e IHR-së të publikuar në orëte hershme të mëngjesit.

Më parë, IHR paralajmëroi për valë stuhie në rajonin e Danubit të Poshtëm ndërsa paralajmërimi është në fuqi deri në orët e vona të mbrëmjes të së shtunës, 27 nëntor.