Nga 1 shtatori i vitit 2021, shtetasit e vendit dhe ato të huaj do të jenë në gjendje të hyjnë në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut nëse paraprakisht në vendkalimin kufitar paraqesin-certifikatë/vërtetim për imunizimin e kryer (vaksinim) nga virusi SARS-CoV-2, gjegjësisht marrjen e të paktën dy dozave të vaksinës kundër sëmundjes infektive KOVID-19, ose certifikatë/vërtetim për kalimin e KOVID-19 në 45 ditët e fundit duke llogaritur nga dita e rimëkëmbjes, ose vërtetim mjekësor me rezultat negativ nga testi RT PCR SARS-CoV-2, 72 orë para hyrjes në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Shtetasit e huaj që transitojnë nëpër vend do të mund ta bëjnë këtë në afat prej 5 orëve me deklaratë të nënshkruar paraprakisht në hyrje të vendit, të cilën duhet ta dorëzojnë para kontrollit kufitar në dalje nga vendi.












