Presheva vatër e infeksionit të Covid-19 me 30 raste të reja brenda 24 orëve

0
223

Komuna e Preshevës vazhdon të radhitet e para në rrethin e Pçinjës përsa i përket rasteve të reja me virusin korona.

Brenda 24 orëve komuna e Preshevës ka regjistruar raste të reja sa të gjitha komunat tjera në rreth, ndërsa pas Vranjës edhe Bujanoci nuk mbetet keq më raste të reja të të infektuarve.

Sipas të dhënave më të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranje, nga 305 analizat e bëra në rrethin e Pçinjës, 64 kanë rezultuar pozitivë ndaj virusit korona.

Nga ky numër, 11 janë nga Vranja, 30 nga Presheva, 7 nga Bujanoci, 5 nga Vlladiçin Hani, 8 nga Surdulica dhe 3 nga Tërgovishta./LajmiAL/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here