Serbët ia vjedhin dhe prersin dy dema familjes shqiptare në Malësinë e Bujanocit

0
409

Nuk është hera e parë që familja Bajrami nga Suharna e Malësisë së Bujanocit përballet me provokime të ndryshme nga serbët e komunës së Vranjës.
Vite më parë vëllezërit Bajrami ishin sulmuar fizikisht nga disa serb në pronën e tyre, më pas ndaj vëllaut të vogël ishte ngritur aktakuz për kërcënim, pas kësaj nga presionet e ndryshme Selami Bajrami vëllai i madh detyrohet ta lëshojë vendlindjen.

Së fundmi kësaj familje kanë nisur t’ia dëmtojnë edhe pasurinë, gjegjesisht aty nga i burojnë të ardhurat për sigurimin e ekzistencës.
Elmi Bajrami i cili siguron të ardhurat nga bagëtit në një deklaratë për LajmiAL ka thënë se dy ditë më parë serbët ia kan vjedhur dhe prerë në mal dy dema.
“demat nuk kanë ardhur në shtëpi nga kullosa, kam dal ti kërkoj dhe nuk i kam mundur ti gjej.
Kur kam dal ti kërkoj të dytën herë e kam gjetur gjakun dhe pjeset e brendshme qysh i kan qit afër një lisi” është shprehur Bajrami për Lajmi-AL.
I pyetur si e kuptoi qe ishin serbët që ia kan vjedh dhe prerë demat, Bajrami u përgjigj, “sepse nuk ka kush tjetër në atë zonë, aty vetëm serbët kalojnë, është vendi i quajtur” Gradishte” aty vetëm serbët kalojnë sepse është afër teritorit të komunës së Vranjës” u shpreh Bajrami.


Vlen të theksohet se, kohë më parë, Lajmi-AL ka raportuar edhe për një rast në fshatin Priboc, gjegjesisht në rrugën që shpie për këtë vendbanim, ku mbi emrat e shënuar në një lis të fëmijëve të një familje nga Priboci, ushtria serbe sipas familjarëve ka vendos stemën e Serbisë me 4S dhe kryqin, por edha sot e kësaj dite pushtetarët e Bujanocit sikur nuk panë as dëgjuan gjë./Lajmi-AL/