Manifestimi “Ditët e Diasporës” ka përfunduar sot me aktivitetin e fundit të agjendës, ku kryetari i komunës së Buajnocit Nagip Arifi i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij ka zhvilluar takim me shoqatat që veprojnë në diasporë.
Gjatë këtij takimi janë shkëpmbyer ide dhe mundësi për një bashkëpunim të ndërsjellë, gjegjësisht mundësit për të investuar në vendlindje.

Kryetari Arifi i ka njoftuar shoqatat me kushtet dhe mundësit që kanë për të investuar në vendlindje si dhe me projektet e realizuara nga qeverisja lokale.
Gjatë takimit me mërgimtarët, kryetari i Bujanocit, gjithashtu kërkoi nga mërgimtarët që fokusimi i tyre mos të jetë shumë në ndihmat humanitare, sepse sipas Arifit ky vend ka nevojë për zhvillim dhe jo për nbdihma, duke vërë në dukje se edhe gjatë shpërndarjes së ndihmave të kenë kujdes.
Mërgimtarët në fillim kryesisht potencuan problemin e mbeturinave dhe kërkuan që të ketë një ambient sa më të pastërt, duke shtuar se do të jenë të gatshëm që të përkrahin iniciative që kanë për qëllim zhvilimin ekonomik.

Manifestimi ditët e diasporës ka filluar më 31 korrik me ndeshjen e futbollit mes KF Tërnocit dhe Diasporës, për të vazhduar më 1 gusht me aktivitetet ciklizmin “Tout de Lugina”, takim me mërgatën në kabinetin e kryetarit, ekspozita nga grupi i artistëve të talentuar nga Bujanoci e udhëhequr nga artistja Leoneta Abdyli dhe në orët e mbrëmjes është mbajtur koncerti me artisten nga Gjilani Diana Toska në sheshin e qytetit me këngë të lehta shqipe dhe të huaja./LajmiAL/












