AFEDS: Ndersa lideret tane grinden, serbet persosin krimin e tyre ne Medvegje dhe Banje te Sijarines!

0
297

Kthimi i te perndjekurve/ deportuarve dhe me pas pasivizimi i adresave te shqiptareve nga Medvegja duhet te jetë tema kryesore e Kosoves dhe Shqiperise ne çdo tryeze rajonale dhe nderkombetare.
Fati i te shperngulurve te mbrendshem ishte edhe pjese e marveshjes se 4 shtatorit te nje viti me pare, ne Washington! Deri sa ne heshtim, derisa ne e mohojme ekzistencen e kesaj marreveshjeje, e para e qeverise se Serbise, zonja Bernabiq, sot vizitoi Bajen e Siarines dhe Medvegjen per te inkurajuar edhe me shume popullaten lokale serbe te qendroje atje dhe perseriti perkushtimin e qeverise, per perkujdesin ndaj tyre. Baja e Siarines ka qene dikur Komune me shumice apsolute shqiptare, ndersa sot, bashkesi lokale ku shqiptaret jane te margjinalizuar nga pushteti lokal dhe qendror, por edhe te harruar nga Prishtina dhe Tirana!
Kjo krahine eshte bere objekt i vizitave te shpeshta nga Beogradi , nga vete kryetari i shtetit, e deri tek shumica e ministrave, sidomos pas persekutimit te shumices shqiptare nga kjo Komunë, permes pasivizimit te adresave te tyre.
Vizitat serbejane vemendje, jane persosje e krimit te programuar shteteror ndaj shqiptareve, ndersa lidershipi yne ne te dy shtetet grindet duke akuzuar njeri tjetrin ne sy te te treteve!

Shkruan Muharrem Salihu