Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja, në rrethin e Pçinjës janë testuar 83 analiza për Covid-19 nga këto, 3 kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona, prej tyre, dy janë nga Vranja dhe një nga Vlladiçin Hani.
Komuna e Bujanocit edhe mëtej vazhdon të ruaj gjendjen stabile sa i përket rasteve të reja të të infektuarve.
Gjatë ditës së djeshme në kovid ambulancën janë kryer 19 kontrolla, nga të cilat shtatë për herë të parë.
Gjithashtu janë kryer 17 analiza antigjenit, dy nga të cilat kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.
Një pacient u shtrua në spitalin kovid në Qendrën Shëndetësore të Vranjës.
I njejti është pozitiv ndaj Covid-19 dhe ka bronkopneumoni ndërsa gjendet në aparatin e frymarrjes./LajmiAL/












