Aksion i ri i policisë së komunikacionit deri më 25 korrik, JO të gjithë shoferët janë në shënjestër

0
576

Nga sot, 19 deri më 25 korrik, të këtij viti, policia e komunikacionit do të intensifikojë aksionin e kontrollit të trafikut, që synon zbulimin e shkeljeve të kryera nga drejtuesit e kamionëve dhe autobusëve.

Ky aksion do të kryhet në 30 vende evropiane që janë anëtare të organizatës ROADPOL (Rrjeti Evropian i Policisë Rrugore).

Në periudhën e lartpërmendur, policia e komunikacionit do të kryejë vazhdimisht kontrollin e intensifikuar të automjeteve të rënda, si dhe autobusëve që transportojnë pasagjerë në relacione brenda vendit dhe ndërkombëtar.

“Gjatë zbatimit të aksionit, do të kryhet kontrolla e posedimit të dokumentacionit të përshkruar për automjete dhe shoferë, Automjeti të jetë teknikisht në rregull, gjendja psikofizike e shoferëve, si dhe pajtueshmëria me rregulloret për orët e punës së shoferëve dhe përdorimi i pushimeve dhe pauzave të përcaktuara” thuhet në komunikatën e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Ministria e Punëve të Brendshme u bën thirrje qytetarëve që nëse dyshojnë në funksionimin teknik të autobusit me të cilin udhëtojnë ose gjendjen psikofizike të shoferit për shkak të lodhjes ose alkoolizmi, menjëherë të informojnë Administratën e Policisë së komunikacionit, në numrin e telefonit 064/892-2121.

Pas raportit, patrulla e policisësë komunikacionit do të dalë në terren dhe do të kontrollojë autobusët dhe shoferët./LajmiAL/