Zyrtare! Shqiprim Taipi nënshkruan me Kukësin

0
281

Vëllezërit Taipi bashkohen në skuadrën verilindore, ndërkohë që largohet një mesfushor me vlera dhe golashënues.

Shumë lëvizje zyrtarizohen sot te klubi verilindor. Ndërsa ka prezantuar sot në mesditë para mediave trajnerin e tij të ri, italianin Diego Longo, skuadra e Kukësit ka patur edhe lëvizje në radhët e futbollistëve, të cilat i ka bërë me dije në rrjetet sociale.

Klubi verilindor ka bërë të ditur se “mesfushori Shqiprim Taipi ështëzyrtarisht futbollist i skuadres kuksiane! Futbollisti 24-vjecar ka firmosur ditën e sotme me klubin një kontratë dy vjecare duke u bërë kështu futbollisti me i ri në skuadër.

Taipi vjen të Kukesi pas aventurës me Skenderbeun në kampionatin shqiptar, duke u bërë në këtë mënyrë përforcimi me i ri në skuadër.

24-vjecari e njeh mirë Kategorinë Superiore pasi ka luajtur prej 3 sezonesh me Skenderbeun, teksa të Kukesi do të bashkohet me vëllanë e tij, Gjelbrim Taipi.

Klubi i Kukësit i uron shumë suksese mesfushorit Tapi me fanellën e ekipit tonë. M

iresevjen Shqiprim,” thuhet në njoftimin e dytë të klubit të Kukësit, i cili ia arriti t’ui bashkojë të dy vëllezërit në një skuadër.