KF Tërnoci këtë vit për dallim nga vitet e mëparshme do të garojë, një rang më lartë. Sukseset në fushën e gjelbërt nuk i munguan gjelmoshave, por klubin kohëve të fundit po e përcjellin sulmet e njëpasnjëshme me dëme material nga persona të papërgjegjshëm.
Dëmet ndaj pronës së klubit po shpeshtohen, duke filluar nga sumli ndaj autobusit, ulseve të tifozëve, tash së fundmi edhe dëmtimi i semaforit i cili tregon rezultatin, një dëm i cili duhet doemos riparuar, sepse bënë pjesë edhe në pranimin e stadiumit nga komisioni i Ligës Zonale, e që për pasojë ka edhe koston financiare jo të vogël.
Këtë akt vandal e ka dënuar edhe kryesia e KF “Tërnocit”, e cila përmes profilit të sajë, këtë akt e ka quajtur vandalizëm ndaj klubit
Në postimin e KF “Tërnocit” thuhet “Deri sa klubi po vazhdon përgatitjet rreth stadiumit për pranimin nga komisioni i Ligës Zonale, në të njejtën kohë sulmet ndaj klubit tonë nuk po ndalen.
Vandalizmi i fundit është shfaqur ndaj semaforit të stadiumit, ku është thyer një investim i vendosur me mund nga ana e klubit.
Se kujt është duke i penguar klubi dhe cili është motivi i tyre, ende vazhdon të mbetet enigma, thuhet në reagimin e KF “Tërnocit”./LajmiAL/












