Bujanoc: Deri më sot të vaksinuar 18,154 persona kundër Covid-19

0
190

Sekretari shtetëror i Ministrisë së Shëndetësisë, Mirsad Gjerlek, ka thënë se 48.4 përqind e popullatës në Serbi janë vaksinuar deri më tani dhe se nuk është i kënaqur me përqindjen e të rinjve që i përgjigjen vaksinimit.

“Me një përqindje kaq të ulët të imunizimit të të rinjve dhe me variantin delta që do të tregojë forcën e saj vetëm për një ose dy muaj, nuk mund të presim një vjeshtë të qetë, vala e katërt është e pashmangshme e cila ndoshta do të vijë edhe para vjeshtës” ka thënë Gjerllek.

Nga ana tjetër në komunën e Bujanocit edhe më tej kemi një situatë të qetë përsa i përket rasteve të reja të të infektuarve.

Sipas drejtoreshës të Shtëpisë së shëndetit në komunën e Buajnocit deri më tash janë vaksinuar mbi 18 mijë persona, dhe interesimi është duke vazhduar për imunizim./LajmiAL/