Ambasadori i Republikës së Turqisë në Beograd z. Hami Aksoy së bashku me koordinatoren e TIKA-s në Serbi kanë vizituar komunën e Bujanocit. Fillimisht, ai u prit nga kryetari i komunës z. Nagip Arifi në zyrën e këtij të fundit.
Z. Arifi falmenderoi popullin turk për ndihmën e vazhdueshme që kanë dhënë përmes Agjencionin turk për zhvillim TIKA, e posaçërisht për donacionin e fundit, një kamion për grumbullimin e mbeturinave. Ai, gjithashtu potencoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit mes komunës së Bujanocit dhe ambasadës turke dhe TIKA-s.
Nga ana tjetër, ambasadori Aksoy siguroi kryetarin Arifi se investimet në projekte të ndryshme do të vazhdojnë edhe në të ardhmen për qytetarët e komunës së Bujanocit.
Pas përfundimit të takimit, të dy delegacionet udhëtuan për në Bilaç për të dhuruar solemnisht kamionin. Në një atmosferë madhështore të krijuar nga qytetarët e fshatit Bilaç, ambasadori Aksoy i dhuroi çelsat e kamionit kryetarit Arifi.
Kamioni do t’i dorëzohet NP Komunalia, të cilët do ta shfrytëzojnë për grumbullimin e mbeturinave në fshatin Bilaç dhe fshatrat përreth të cilat janë të kyçur në sistemin e grumbullimit të mbeturinave.




















