Në rrethin e Pçinjës 2 të infektuar, Bujanoci asnjë rast me Covid-19

0
219

Sipas të dhënave më të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja, nga 234 mostra të marra në rrethin e Pçinjës, 2 kanë rezultuar pozitivë ndaj Covid-19 edhe atë nga Vranja.

Në komunat tjera të rrethit të Pçinjës nuk ka patur raste të reja të të infektuarve me virusin korona.

Gjatë ditës së djeshme, në kovid ambulancën në Vranjë janë kryer 41 kontrolla, nga të cilat 20 të para.

Kampionet e gjakut janë marrë në 39 pacientë, janë kryer gjithsej 32 teste antigjen nga të cilët 1 ka rezultuar pozitiv me Covid-19, ndërsa 1 pacient është diagnostifikuar me bronkopneumoni.

Në spitalin kovid aktualisht janë 18 pacientë, nga ky numër, 12 janë pozitivë dhe 9 kanë bronkopneumoni, ndërsa 6 pacientë gjednen në aparatet e oksigjenit./LajmiAL/