Aksident në hyrje të fshatit Tërnoc

0
1028

Rreth orës 22.30 në hyrje të fshatit Tërnoc ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë është lenduar një person i cili sipas dëshmitarëve menjëherë është dërguar për në Spitalin e Vranjë.
Sipas pamjeve të dërguara nga lexuesit, përveç lëndimeve që ka pësuar ngasësi edhe makina është demtuar.
Sipas informacioneve të para, vetura ishte duke ardhur në drejtim të Tërnocit, kur në hyrje të fshatit ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin.
Në vendin e ngjarjes menjëherë ka dalë policia. /Lajmi-AL/