Situata epidemiologjike në territorin e komunës së Bujanocit po përmirësohet dita ditës. Gjatë ditës së djeshme përmes covid ambulantës kanë kaluar 58 pacientë, nga të cilët 57 të rritur dhe një fëmijë.
Nga 20 testet antigjen të kryera, dy kanë rezultuar pozitiv, gjë që konfirmon se numri i të infektuarve është në rënie.
Nga ana tjetër, vaksinimi është duke u zhvilluar. Rreth 12,500 doza të vaksinës janë dhënë që nga fillimi i imunizimit masiv të popullatës. Rreth 5,500 njerëz janë vaksinuar dhe rivaksinuar plotësisht.
Këtë paraditë është bërë rivaksinimi me dozën e dytë të vaksinës Sinofarm.
Në ndërrimin e dytë në objektin e Fakultetit Ekonomik, bëhet vaksinimi pa termin, ku të gjithë ata që duan të marrin
vaksina Sinofarm mund ta bëjë këtë menjëherë, në të njëjtën ditë kur paraqiten.
Dita e nesërmë është dita e vaksinimit. Në ndërrimin e paraditës do të bëhet rivaksinimi me vaksinat Fajzer dhe Sinofarm dhe pasdite do të ipen 200 doza Pfizer për dozën e parë.
Nga njëra anë, numri në ambulantën covid po bie, dhe nga ana tjetër, numri i pacientëve të vaksinuar po rritet çdo ditë, dhe është e qartë se këto vaksina bëjnë punën dhe kjo është gjë shumë pozitive.
Gjatë 24 orëve të fundit sipas të dhënacve nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja, në kovid ambulantën në Vranjë janë kryer 99 kontrolla, nga të cilat 51kanë qenë kontrolla të para.
kampionet e gjakut janë marrë në 55 pacientë, ndërsa janë bërë 30 kontrolla të mushkrive.
gjatë ditës së djeshme janë kryer 58 teste antigjene dhe dy teste PCR, nga të cilët 11 kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona, ndërsa me bronkopneumoni janë diagnostifikuar 13 pacientë./LajmiAL/












