Zyren e KKSH-së në Medvegjë e viziton Zyrtari Politik i Ambasadës së SHBA-ve, diskutohet për pasivizimin

0
170

Në zyrën e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë sot qëndroi Zyrtari Politik i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z.Thomas Lee.

Padyshim tema kryesore gjatë këtij takimi ishte pasivizimi i adresave të shqiptarëve në këtë Komunë, ku z.Lee i shfaqëm brengat se një gjë e tillë po ndodhë me qëllim të ndryshimit artificial të strukturës etnike të popullsisë në Medvegjë dhe Luginë të Preshevës në përgjithësi.

Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë po kthehet dalëngadalë si adresa kyçe që mbron dhe avancon çështjen e shqiptarëve të kësaj komune.

Me aktivitetet e saj vazhdimisht po tregon që është institucioni i vetëm që buron nga shqiptarët dhe flet për shqiptarët e kësaj komune dhe të drejtat e tyre, thuhet në njoftiin e zyres së KKSH-së./LajmiAL/