Udhëheqësi i zyres për çështje politike pranë Ambasadës Amerikane në Beograd Thomas Lee sot ka qëndruar në komunën e Bujanocit ku është pritur nga kryetari i komunës Nagip Arifi.
Gjatë këtij takimi është diskutuar për shumë çështje me rëndësi jetike për qytetarët e komunës së Bujanocit, në veçanti për tema të rëndësishme të cilat kanë të bëjnë me situatën në këtë komunë.
Pas të kimit Kryetari Arifi potencoi se përfaqësuesin politik e ka njoftuar për shumë tema, mes tyre edhe për incidentitn me simbolin kombëtarë në fshatin Konçul dhe me çështjen e pasivizimit të adresave të shqiptarëve në këtë komunë.
Arifi gjithashtu e ka njoftuar të deleguarin e ambasadës së SHBA-ve për mos interesimin e Qeverisë së Sërbisë për një stabilitet politik dhe ekonomik në teritorin e komunës së Bujanocitka.
I pari i komunës ka kërkuar nga diplomatët amerikan që të ushtrojnë ndikimin e tyre tek autoritetet qëndrore në zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve në Luginë të Preshevës./LajmiAL/
kliko linkun për ta parë deklaratën












