Në prag të festës së Fitër Bajramit ndërmarrja publike Komunalia në bashkëpunim me Zyren për të Rinjë të përkrahur edhe nga pushteti lokal sot kanë bërë mbjelljen e luleve në hapsirat publike në sheshin e qytetin dhe përball godinës së Kuvendit Komunal.
Sipas drejtorit të Komunalisë Ruzhdi Halilit, mbjellja e luleve bëhet me qëllim që të zbukurojmë hapsirat e gjelbëruara publike por njëkohësisht edhe qytetarëve ti krijojmë një ambient sa më të rehatshëm.

Halili gjithashtu u shpreh se ditëve në vijim punëtorët e Komunalisë do të rregullojnë edhe pjesët e gjelbruara në shehin e qytetit të cilat janë dëmtuar nga kushtet klimatike.
Mbjellja e luleve në sheshin e qytetit por edhe në hapsirat publike të gjelbruara është praktikuar edhe më parë./LajmiAL/












