Edmond Isufi kundër krijimit të një shumice të re në Bujanoc

0
456

Edmond Isufi, zëvendës kryetar I APN-së përmes një shkrimi në profilin e tijë në fb ka kritikuar të zëshmit se në Bujanoc po krijohet një shumicë e re.

Në postimin e tijë shkruan Isha kundër dhe i zëshëm kur nuk u rrespektua marrëveshja e koalicionit gjithëshqiptar ndaj APN-së. Isha kundër daljes së APN-së nga koalicioni.Jam jashtëzakonisht kundër “muhabeteve” që po qarkullojnë në qytet për krijimin e një shumice të re në Bujanoc.

Këtë dikush dikush brenda koalicionit po e mirëpret si arsye për të krijuar ata një shumicë tjetër të re.

Thirrni mendjes, mos harroni ku keni qenë para vitit 2000; të shtypur dhe të dobët! Ju që nuk patët guximin të paguani çmimin e lirisë, mos e shisni ATË.

Një nga rilindësit tanë më të shquar thotë: “Atyreve që lindin skllav, u është skllavëria si një natyr’e dytë dhe ata jo vetëm s’marrin vesh çdo me thënë liri po ndiejnë një farë urrejtje për mprojtësit e lirisë dhe ushqejnë respektin më të thellë për tiranët…” ka shkruar kështu zv. kryetari i APN-së, Edmond Isufi.