Sipas raportit të kryeshefit të drejtoratit për punët e inspeksionit Metin Ramizit në periudhën nga 01 marsi deri më 28 prill në teritorin e komunës së Bujanocit gjatë orëve të mbrëmjes janë kryer kontrolla të rregullta të objekteve hoteliere, dhe objekteve tjera nga ana e inspeksionit lidhur me respektimin e masave kundër Covid-19.
Gjatë raportit në mbledhjen e Shtabit për situata të jashtëzakonshme Ramizi ka paraqitur edhe rastet kur personat që kanë kryer inspeksionin janë sulmuar verbalisht nga mysafirët e një kafiteri në Bujanoc, ndërsa janë penguar që të kryejnë detyrën zyrtare nga referi i një dneshje në futboll të vogël.
“Gjatë kontrollës në orët e mbërmjes të datës 16 mars kemi kontrolluar kafitërinë “EXCLUSIVE 017” dhe me këtë rast kemi konstatuar se nuk e ka respektuar Rregulloren e Qeverisë së Sërbisë mbi orarin e punës, në momentet e kontrollit objekti ka qenë i hapur dhe në të kanë qenë disa mysafirë, janë konsumuar pije dhe ushqim.
Pronari i objektit është paralajmëruar që ta zbrasë dhe ta mbyllë objektin, ku një nga mysafirët prezent është afruar dhe verbalisht na ka sulmuar, na ka kërcënuar dhe fyer, duke na penguar në kryerjen e detyrës zyrtare dhe të kryejnë inspektimin” thuhet në reaportin e paraqitur nga kryeshefi i drejtoratit për punë të inspkesionit.
Sipas tij, kundër pronarit të objektit dhe mysafirëve prezent janë shqiptuar urdhëresa për kundërvajtje.
Në raport gjithashtu thuhet se, më datë 29 mars gjatë kontrollit të Qendrës Sportive “Rinia” në orët e mbrëmjes lidhur me respektimin e masave mbi mbrojtjen e qytetarëve nga infekcioni me Covid-19 inspektorët janë penguar që të kryejnë kontrollim brenda objektit ku është zhvilluar ndeshja në Futcall mes KMF “Zufo” dhe KMF “Forum” nga ana e gjyqtarit të ndeshjes.
Kundër gjyqtarit të ndeshjes është inicuar urdhëresa për kundërvajtje.
Sipas këtij raporti, gjatë periudhës së raportimit janë shqiptuar 15 vepra për kundërvajtje në shujmë totale prej 505 mijë dinarë./Lajmi-AL/












