Situata epidemiologjike në Komunën e Bujanocit vazhdon të jetë jo e volitshme, megjithatë për dallim nga java e kaluar këtë javë kemi gjendje më të mirë, u shpreh drejtoresha e Shtëpis së shëndetit në Bujanoc Dalliborka Pavlloviq, gjatë raportit të saj në seancën e sotme të Shtabit për situata të jashtëzakonshme, raporton Lajmi-AL.
Ajo gjithashtu kërkoi që masat aktuale kundër Covid-19 në komunën e Bujanocit të mbesin në fuqi me qëllim që sa më shpejtë të kthehemi në normalitet, duke rikujtuar se vaksinimi është mëse i nevojshëm dhe të vahzdohet që qytetarët sa më shumë të paraqiten për imunizim.
Sipas sajë të premtën, shtunën dhe dielën nuk do të bëhet vaksinimi, këto dita do të zëvendesohen të hënën, martën dhe mërkurën.
Gjatë kësaj mbledhje u falënderua pushteti lokal lidhur me përkrahjen e dhënë Shtëpisë së shëndetit, sikurse në aspektin logjistik por edhe material./Lajmi-AL/












