Presheva prinë për nga numri i të infektuarve në rrethin e Pçinjës në 24 orët e fundit

0
323

Që nga fillimi i epidemisë, 685,937 njerëz janë infektuar në Serbi dhe 6,312 njerëz kanë vdekur si pasojë i kovid 19. Gjithsej janë testuar 3,814,540 njerëz. Ka 4,987 pacientë kovidë në spitale, dhe ka 161 pacientë në aparate për frymëmarrje.

Sipas të dhënave më të fundit nga Enti për shëndetësi publike nga Vranja, nga 304 mostra nga rrethi Pçinjës, 42 kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.

Më së shumti të infektuar janë nga Presheva 11 prej tyre, 10 nga Vranja dhe Surdulica, 9 nga Bujanovci dhe 2 nga Vladiçin Hani.

Shtabi Qeveritarë i krizave dje ka vendos që masat aktuale kundër Covid-19 të mbesin në fuqi edhe gjatë festave të majit dhe pashkëve, ndërsa flitet se hapja e gastronomisë mund të fillojë nga 8 maji. /Lajmi-AL/