Komuna e Bujanocit përfiton edhe 4.1 milion dinarë për sanimin e dëmeve nga vërshimet

0
376

Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi ka nënshkruar marrëveshjen edhe për 4.100.000 dinarë me Ministria për administratë shtetërore dhe pushtet lokal për sanimin e dëmeve nga vërshimet e 12,13 dhe 14 janarit të këtij viti që u përfshinë disa vendbanime në komunën e Bujanocit.
Sipas Arifit këto nuk do të jenë mjetet e fundit të cilat do të përfitojmë për sanimin e dëmeve nga vërshimet, sikurse në infrastrukturë poashtu edhe në ekonomit familjare.
Kryetari i Bujanocit gjithashtu potencoi se janë duke rregulluar dokumentacioni nga ana e administratës për ndarjen nga 120.000 dinarë të cila ofrohen nga qeveria, gjegjesisht Zyra për investime kapitale e Serbisë për çdo ekonomi familjare që kanë pësuar dëme nga vërshimet./Lajmi-AL/