Përmirësimi i infrastrukturës në komunën e Bujanocit dhe kushteve të qytetarëve mbetet njëri nga prioritetet e pushtetit lokal.
Megjithëse ditë vikendi kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi shpesh e shëndërron në ditë pune, kjo me qëllim të realizimit të projekteve të parapara në përpikmëri.

Sipas shefit të kabinetit të kryetarit të komunës Sali Salihit, nw bazw tw planit të paraparë sot është vazhduar me punimet në përmirësimin e infrastrukturës rrugore në teritorin e komunës së Bujanocit, pikërisht sot është vazhduar në fsahtin Tërrnoc me asfaltimin e dy rrugëve lokale me vlerë mbi 1.000.000 dinarë, raporton LajmiAL.

Punimet nga afër i ka përcjellur edhe vet kryetari Arifi për të parë kualitetin e tyre, ndërsa banorët e këtyre lagjëve shprehen falënderues sepse me vite ishin përballur me vështirësi të shumta. /LajmiAL/












