Arifi nuk heq dorë nga kërkesa për Fondin Kombëtar të Solidaritetit, këtë i rikujtoi edhe Konjufcës

0
462

Postimi i kryetarit të komunës së Preshevës Shqiprim Arifit pas takimit me Kryetarin e Parlamentit të R. Kosovës Glauk Konjufca

Bashkë me deputetin e Shqiptarëve në Serbi, Argjend Bajramin sot takuam kryetarin e sapozgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës z. Glauk Konjufca.

Z. Konjufcën fillimisht e urova për zgjedhjen e tij në krye të kuvendit dhe rezultatin e fituar në zgjedhjet e fundit. Ndërsa theks të veçant të këtij takimi kishim kërkesat tona drejtuar Republikës së Kosovës për Shqiptarët e Luginës së Preshevës:

  1. Fondin Kombëtar të Solidaritetit
  2. Përfshirja e Luginës së Preshevës në dialogun Prishtinë-Beograd.

Zgjedhja e z. Konjufcës në organin më të lartë legjislativ është shpresë për proceset demokratike të Kosovës e që do të shërbej gjithashtu për stabilitetin politik në Republikë, ka shkruar Arifi. /Lajmi-AL/