Bujanoc: Brenda 10 ditëve të prillit 84 raste me Covid-19

0
322

Gjendja epidemiologjike në komunën e Bujanocit vazhdon të shfaqë raste të reja me Covid-19.

Pavarësisht rritjes së temperaturave dhe numrit të personave të vaksinuar, rastet e reja me virusin korona janë të përditshëm.

Gjatë 24 orëve të fundit në komunën e Bujanocit kemi edhe 7 raste të konfirmuar me Covid-19, ndërsa brenda mujit prill numri i të infektuarve ka shkruar në 84 persona.

Në komunën e Bujanocit që nga fillimi i epidemisë numri i të sëmurëve ka arritur në 1280 persona.

Në muajin prill janë kryer gjithsej 1024 kontrolla prej tyre 95 të rritur dhe 74 fëmijë.

Sipas të dhënave nga Shtëpia e shëndetit numri i kontrollave në datën, 9 prill ka qenë 158, prej tyre 149 të rritur dhe 9 fëmijë.

Me test Antigjen janë testuar 26 persona 7 prej tyre kanë rezultuar pozitiv./LajmiAL/