Bujanoc: Shpallet lista preliminare e përfituesve të bursave (Lista preliminare)

0
829

Komisioni për ndarjen e ndihmës së njëhershme financiare për studentët ka shpallur listën preliminare të përfituesve të bursave studentore.

Sipas listës preliminare bursat i kanë fituar 148 studentë nga komuna e Bujanocit të cilët studiojnë në fakultete të ndryshme në vend dhe jasht vendit.

Në bazë të kësaj liste 551 kërkesa janë refuzuar, gjegjësisht kërkesat të cilat nuk i kanë plotësuar kushtet e konkursit.

Pas skadimit të afatit prej 8 ditësh për ankesa, komisioni do të shpallë edhe listën përfundimtare të përfituesve të bursave./Lajmi-AL/