Gjendja epidemiologjike në komunën e Bujanocit vazhdon të mos jetë plotësisht stabile, por në krahasim me qytetin e Vranjës dhe qytetet tjera vazhdon ti ketë rezultatet më të mira.
Në 24 orët e fundit gjegjësisht gjatë ditës së djeshme janë konfirmuar 8 raste të reja me virusin korona në komunën e Bujanocit.
Në muajin mars numri i të infektuarve me virusin korona ka arritur në 150 persona.
Në komunën e Bujanocit që nga fillimi i epidemisë numri i të sëmurëve ka arritur në 1046 persona.
Në muajin mars janë kryer gjithsej 1500 kontrolla prej tyre 1323 të rritur dhe 177 fëmijë.
Sipas të dhënave nga Shtëpia e shëndetit numri i kontrollave në datën, 16 mars ka qenë 118, prej tyre 106 të rritur dhe 12 fëmijë.
Me test Antigjen janë testuar 22 prej tyre 8 kanë rezultuar pozitiv.
Sipas këtyre të dhënave në komunën e Bujanocit në 24 orët e fundit janë regjistruar 8 rast me virusin korona./Lajmi-AL/












