Komisioni për sport i Komunes së Bujanocit në seancën e mbajtur më 18 shkurt ka shpallë konursin për financimin e programeve vjetore dhe projekteve të organizatave sportive me seli në territorin e Komunës së Bujanocit.
Lëndë e këtij konkursi publik është shpërndarja e mjeteve të orientuara në vendimin mbi buxhetin e Komunës së Bujanocit për vitin 2021 edhe atë në shumë prej 6.500.000,00 dinarë për realizimin e programeve vjetore dhe projekteve të organizatave sportive, me qëllim të realizimit të nevojave dhe interesave në sferën e sportit në territorin e Komunës së Bujanocit.
Të drejtën e pjesemarrjes në konkursin publik për financimin e programeve dhe projekteve
e ka organizata sportive me seli në territorin e Komunës së Bujanocit.
Afati për parashtrimin e fletëparaqitjes në konkursin publik është prej datës 19.02.2021 deri me 05.03.2021.
Fletëparaqitjen për konkurim mund ta merrni në uebfaqen e komunës www.bujanovac.rs.
Fletëparaqitja në konkurs krahas dokumentacionit përkatës i paraqitet Komunës së Bujanocit – Komisionit për sport.
Dokumentacionin përkatës dhe formularët mund ti shkarkoni në linkun e mëposhtëm./Lajmi-AL/












