Në komunën e Bujanocit që nga fillimi i epidemisë numri i të sëmurëve ka arritur në 797 persona.
Në muajin shukurt janë kryer gjithsej 329 kontrolla prej tyre 296 të rritur dhe 33 fëmijë. Në shkurt numri i të sëmurëve ka arritur në 23 persona.
Sipas drejtoreshës të Shtëpisë së shëndetit Dalliborka Pavlloviq numri i kontrollave në datën, 7 shkurt ka qenë 18, prej tyre 18 të rritur dhe asnjë fëmijë.
Me test Antigjen nuk ëstë testuar asnjë përson. Sipas këtyre të dhënave dhe bazuar në numrin e përgjithshëm nga të dhënat e ditës së shtunë në komunën e Bujanocit gjatë 24 orëve të fundit nuk kemi asnjë rast të ri me Covid-19./Lajmi-AL/












