Për gratë sipërmarrëse qeveria ndanë 100 milion dinarë, mund të konkurojnë me projekte të përbashkëta edhe me pushtetin lokal

0
455

Në seancën e fundit, Qeveria e Serbisë ka miratuar vendimin për të ndarë 100 milion dinarë për zhvillimin dhe promovimin e sipërmarrjes së grave në vitin 2021 në mënyrë që të motivojë pjestaret e gjinisë së bukur të jenë më shumë themelues ose pronarë të bizneseve private.

Kështu, së paku është përcaktuar me programin për mbështetje për zhvillimin dhe promovimin e ndërmarrjes inovative të grave për këtë vit, dhe nga ato para, është përcaktuar që gjysma, gjegjësisht 50 milion, do të drejtohen për vetëqeverisjet lokale.

Më herët, është miratuar vendimi për pagesën e pagës minimale (tre pjesë nga 16,000 dinarë për çdo punëtor), por edhe ndihmë financiare për qytetarët.

I gjithë projekti do të jetë nën kompetencën e Kabinetit të Ministrit pa Portofol për inovacionin dhe zhvillimin teknologjik, i cili së shpejti do të shpallë për ndarjen e këtyre parave, i cili do të specifikojë qartë kushtet për ata që mund të marrin këto grante nga shteti, shkruan Blic.

Në varësi të idesë, do të përcaktohet edhe shuma e cila është e kufizuar në maksimum prej 23 milion në nivelin kombëtar dhe lokal. Ajo që është e rëndësishme është që organizatat inovative të sipërmarrjes së grave mund të konkurrojnë me projekte të përbashkëta edhe me vetqeverisjen vendore.

Shpjegimi i këtij programi thotë se arsyeja për këtë lloj të veçantë të ndihmës është të ndihmojë gratë sepse ato përfaqësohen dukshëm më pak si themeluese ose pronare të subjekteve ekonomike sesa meshkujt.

Të dhënat nga Strategjia Kombëtare për Barazinë Gjinore për periudhën 2016-2020 janë përdorur si provë e kësaj./Lajmi-AL/