Presidenti i Sërbisë Aleksandër Vuçiq ka deklaruar se në botë po mbizotronë një luftë e vërtetë për vaksinat, por që Serbia po lufton. Ai paralajmëroi një seri të re masash për të ndihmuar ekonominë. Të gjithë qytetarëve në maj nga 30 euro, dhe 30 euro në nëntor si dhe pensionistëve 50 euro të tjera, ka thënë Vuçiq.
Presidenti i Serbisë gjatë emisionit në televizionin publik ka thënë se Serbia ka paguar dhe porositur 6.5 milion vaksina, por që ato nuk do të mbërrinin sepse nuk ka, tha ai duke shtuar se po zhvillonte një luftë për vaksinat.
Presidenti Vuçiq paralajmëroi një paketë të re të ndihmës për ekonominë, të ndarë në katër grupe masash.
“Mbështetje e drejtpërdrejtë për sektorin privat – do të paguajmë tre herë nga 50 përqind të pagës minimale nga 1 Marsi, ndërsa nga 1 Prill pagesa për sipërmarrësit, për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, mbetet diskutabile për ndërmarrjet e mëdha. Janë gjithsej 494 prej tyre, por në total, ata punësojnë një numër të madh njerëzish, kështu që do të marrim një vendim për ta në periudhën e ardhshme” shtoi Vuçiq.
Masat tjera thotë ai, i referohet transportuesve të cilët do të marrin nga 600 euro për autobus në gjashtë muajt e ardhshëm.
“Nëse dikush ka 20 autobusë, do ti japim 600 euro për çdo autobus sepse ata janë më të rrezikuarit në mënyrë që t’i shpëtojmë ata dhe të jemi të sinqertë me ta.
Ne duam që këta njerëz të mbijetojnë dhe të shpëtojnë kapitalin e tyre,” ka potencuar Vuçiq.
Ai u shpreh se shteti do të zgjerojë skemën e garancisë për 500 milion euro të tjera. Përtej atyre 500 milion eurove, 500 të tjera, ku shteti do të jetë më dordhënës.
“Shteti do të pranojë rrezik më të lartë. Ne duam që fort ta forcojmë sektorin privat dhe kemi nevojë për atë rritje, dhe për këtë marrim vaksina, në mënyrë që të shpëtojmë jetën e njerëzve dhe të jemi në gjendje të rritemi,” vuri në dukje Vuçiq.
Një nga masat i referohet rritjes së konsumit – në maj dhe nëntor, të gjithë qytetarët e Serbisë, të cilët do të aplikojnë, do të marrin nga 30 euro në kundërvlerë në dinarë, ndërsa, ndërsa pensionistët do të marrin edhe nga 50 euro të tjera. Kjo do të thotë që pensionistët do të marrin gjithsej 110 euro ndihmë./Lajmi-AL/












