Në komunën e Bujanocit që nga fillimi i epidemisë numri i të sëmurëve ka arritur në 759 persona.
Në muajin janar janë kryer gjithsej 1182 kontrolla prej tyre 1087 të rritur dhe 95 fëmijë.
Në janar numri i të infektuarve ka arritur në 78 persona. Sipas drejtoreshës të Shtëpisë së shëndetit Dalliborka Pavlloviq numri i kontrollave në datën, 27.01.2021 ka qenë 39, prej tyre 37 të rritur dhe 2 fëmijë.
Me test Antigjen janë testuar 8 persona, 3 prej tyre kanë rezultuar pozitiv nga komuna e Bujanocit dhe 1 nga komuna e Vranjës.
Sipas këtyre të dhënave dhe bazuar në numrin e përgjithshëm nga të dhënat e ditës së djeshme në komunën e Bujanocit janë shtuar edhe 4 raste të reja me Covid-19./Lajmi-AL/












