Halili: Për shkak të vërshimeve në vendbanimet Konçul, Lluçan dhe Turi është ndërprerë uji i pijshëm

0
505
oznorMB

Drejtori i Ndërmarrjes Publike Komunalia Ruxhdi Halili ka njoftuar se uji i pijshëm në disa vendbanime të komunës së Bujanocit është ndërprerë për shkak të vërshimeve të lumit Morava.

Halili ka bërë të ditur se pas rënies së nivelit të ujit dhe stabilizimit të gjendjes NP Komunalia menjëherë do të filloj me furnizim me ujë të pijshëm të vendbanimeve Konçul, Lluçan dhe Turi.

Postimi i drejtorit të NP Komunalisë:

Për shkak të situatës të jashtëzakonshme që jemi duke u perballur me vërshime,deshirojë që të njoftoj banorët e fshatrave Konçul, Lluçan dhe Turi që për shkak të vërshimit të lumit Morava jemi të detyruar që ta ndërpresim ujin dhe të mos shfrytzohet për pije.
Nëse vie deri tek ndryshimi i situatës dhe rënia e nivelit të ujit të lumit Morava ne përsëri do të bëjm furnizimin e rregullt me ujë të pijshëm.
Me respekt Drejtori i NP”Komunalia” Ruzhdi Halili.