Pas vërshimeve nga reshjet e shiut që përfshin gjatë ditës së sotme shumë vendbanime dhe lokacione në komunën e Bujanocit gjendja tashmë ka filluar të përmisohet.
Lajmi-AL nga informatat e marra në teren, ka mësuar se niveli i ujit tashmë ka filluar të bjerë dhe rrugët kanë filluar të bëhen të kalueshme, sidomos magjistralja Bujanoc-Gjilan në hyrje të fshatit Konçul te lapidari i dëshmorit “Fatmir Ibishi” e cila kishte qenë nën ujë tash është e kalueshme.
Gjithashtu edhe vendkalimi kufitarë Dheu i Bardhë është stabilizuar nga vërshimet, ndërsa te ura që lidh dy anët e fshatit Konçul brenda pak kohësh qytetarët mund të lëvizin lirshëm, kanë thënë nga ky vendbanim për Lajmi-AL.
Lumi Morava e Binçës si kurrë më parë sot ka treguar forcën e vet duke dalë nga shtrati dhe lënë pas veti shum dëme sidomos në vendbanimet Konçul dhe Lluçan.
Edhe niveli i lumi në fshatit Tërnoc sipas banorëve ka filluar të bjerë dhe gjendja të normalizohet./Lajmi-AL/












