Shtabi i Krizave vendosi sot që të gjitha masat ekzistuese duhet të mbesin në fuqi.
Përveç kësaj, u konkludua se nuk ka asnjë pengesë që gjysmëvjetori i dytë të fillojë kur është planifikuar – më 18 janar!
Ju kujtojmë se masat në fuqi janë:
Ndalimi i tubimit më shumë se 5 personave.
Maska të detyrueshme në ambiente të mbyllura.
Testet e PCR ose karantina dhjetë ditore me rastin e hyrjes në Serbi.
Koha e kufizuar e punës, të gjitha objektet e hotelierisë dhe qendrat tregtare janë të hapura deri në orën 8 pasdite, dhe marketet deri në orën 21:00








