Komisioni Republikan i Zgjedhjeve (RIK) në Serbi ka çertifikuar deri më sot pesë lista zgjedhore për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 25 tetor 2026.
Sipas të dhënave të publikuara nga KRZ, listat e certifikuara janë:
1. “Aleksandar Vuçiq – Serbia e bashkuar”
Lista është ëertifikuar më 13 shtator 2026, në orën 16:11:00 dhe përmban 250 kandidatë.
2. “Ivica Daçiq – Faktorë stabiliteti!”
Koalicioni përfshin Partinë Socialiste të Serbisë (SPS), “Serbia e Bashkuar”, Partinë Socialdemokrate të Serbisë dhe “Serbia e gjelbërt”.
Lista është certifikuar më 14 shtator 2026, në orën 18:00:56 dhe përmban 250 kandidatë.
3. “Studentët – Lista Studentore – Studentët fitojnë”
Lista është çertifikuar më 15 shtator 2026, në orën 22:36:51, me 250 kandidatë.
4. “Rasim Ljajiq – Njerëzisht (SDP–CDP)”
Lista e udhëhequr nga Rasim Ljajiq është çertifikuar më 15 shtator 2026, në orën 22:43:04. Në të dhënat e paraqitura nuk është specifikuar numri i kandidatëve për deputet.
5. “Vajdasági Magyar Szövetség – Dr. Pásztor Bálint – Savezi vojvođanskih Mađara – Dr Balint Pastor”
Bëhet fjalë për listën e Lidhjes së Hungarezëve të Vojvodinës, e kryesuar nga Dr. Balint Pasztor. Në informacionin e paraqitur nga KRZ nuk është specifikuar numri i kandidatëve për deputet dhe ora e certifikimit.
Këto janë pesë listat e çertifikuara të renditura nga RIK deri më 16 shtator 2026, ndërsa procesi i ëertifikimit të listave zgjedhore vijon.
Ndërkohë, në pritje të çertifikimit janë edhe lista të tjera zgjedhore, ndërsa vëmendje të veçantë për shqiptarët në Serbi ka edhe përfaqësimi politik i shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Deri në këto momente, nuk është bërë e ditur një marrëveshje përfundimtare se si do të përfaqësohen shqiptarët e Luginës së Preshevës në zgjedhjet e 25 tetorit – përmes një liste të përbashkët apo dy listave të veçanta.
Çështja e përfaqësimit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës mbetet e hapur, veçanërisht pas takimit të fundit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ku kjo çështje ishte pjesë e diskutimeve politike. Deri në këtë moment, nuk ka një konfirmim zyrtar për një marrëveshje përfundimtare mes subjekteve politike shqiptare lidhur me mënyrën e garimit në zgjedhje.
Procesi i çertifikimit të listave zgjedhore nga RIK vijon, ndërsa lista përfundimtare e subjekteve që do të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit pritet të plotësohet në ditët në vijim.












