Ministri Berisha me shefin e Misionit të OSBE-së: Jemi të gatshëm për bashkëpunim me KKSH-në ku të dojnë dhe kur të dojnë

0
240

Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave dhe Dialog Shoqëror, Demo Berisha, u takua me shefin e Misionit të OSBE-së në Serbi, Marcel Peshko, me të cilin bisedoi për çështje me rëndësi për avancimin e të drejtave të pakicave kombëtare dhe domosdoshmërinë e forcimit të bashkëpunimit institucional.

Ministri Berisha theksoi se ministria përkatëse është e përkushtuar në përmirësimin e kuadrit institucional dhe në zbatimin konsekuent të ligjeve, me qëllim krijimin e një ambienti besimi dhe barazie për të gjithë qytetarët, pa dallim përkatësie kombëtare.

Një nga temat e takimit ishte gjendja dhe pozita e pjesëtarëve të pakicës kombëtare shqiptare në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, si dhe rëndësia e komunikimit të vazhdueshëm ndërmjet organeve shtetërore dhe këshillave kombëtare.

Ministri vuri në dukje faktin shqetësues se Këshilli Kombëtar i Pakicës Kombëtare Shqiptare vazhdimisht refuzon çdo formë dialogu dhe bashkëpunimi me ministrinë përkatëse. Në këtë drejtim, ai shprehu gatishmërinë për t’u takuar me palën tjetër në një termin dhe në një vend që i përshtaten plotësisht asaj, me qëllim vazhdimin e dialogut dhe shqyrtimin e çështjeve me interes të përbashkët.

“Qasja jonë është e qartë – dyert e ministrisë janë të hapura dhe jemi të gatshëm të dëgjojmë të gjitha propozimet dhe vërejtjet, por njëkohësisht presim përgjegjësi dhe gatishmëri për bashkëpunim, pasi mungesa e komunikimit nuk u sjell dobi qytetarëve që këshillat kombëtare i përfaqësojnë, por vetëm e vështirëson zgjidhjen e problemeve dhe sfidave me të cilat ata përballen,” theksoi ministri Berisha.

Gjatë takimit u nënvizua rëndësia e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, ndër të cilët edhe OSBE-ja, duke konstatuar se qëllimi i përbashkët është ruajtja e stabilitetit, respektimi i të drejtave dhe ndërtimi i një shoqërie në të cilën dallimet përjetohen si pasuri, e jo si pengesë, shkruan në faqen e Ministrisë. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here