Salihu: Nuk do të ndalem se punuari në parandalimin e pasivizimit të adresave të shqiptarëve të Luginës

0
449

Këshilltari në Kuvendin Komunal të Medvegjës Muharrem Salihu tashmë i njohur edhe ndërkombëtarisht në aktivitetin e tij në parandalimin e pasivizimit të adresave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, në veçanti të shqiptarëve të komunës së Medvegjës, së fundmi është takuar edhe me kreun e LDK-së Isa Mustafen për paraqitur problemet dhe shqetësimet e shqiptarëve të Luginës.

Salihu ka bërë të ditur se nuk do të ndalet së vepruari deri në zgjidhjen e këtij problemi i cili ka të bëjë me ekzistencën e shqiptarëve në këto troje.

Postimi i plotë

“Si dy malsore te Gollakut. Ne radhen e takimeve te mia me faktore politike te Kosoves pata rastin te takohesha dhe me profesor Isa Mustafen, kreun e LDK.

Nuk do ndalem se vepruari per te rritur ndjeshmerine dhe arritur ne nje politike te perbashket kombëtare per te ndalur hemoragjine kombetare ne Lugine, qe po testohet nepermjet pasivizimeve te adresave me se pari ne Medvegje” ka shkaruar Salihu. /Lajmi-AL/