Gjeografia si shkencë moderne dhe teknologjike nga M. Sc. Edon Shemsedini

0
619

Nga Lugina e Preshevës në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë – M. Sc. Edon Shemsedini dëshmon se Gjeografia po avancohet si shkencë moderne dhe teknologjike

Më datë 28 tetor të këtij viti, Edon Shemsedini – Magjistër i Shkencave (M. Sc.) të Gjeografisë dhe Expert i GIS-it, i riu i suksesshëm me prejardhje nga fshati Muhoc, Komuna e Bujanocit, kishte nderin që të prezantojë punimin e tij shkencor dhe të jetë pjesë e tavolinës së rrumbullakët shkencore me tematikë “Vendi i Gjeografisë Teknike në Shkencën Gjeografike”, e organizuar nga Njësia e Përkohshme e Kërkimeve Gjeografike, Seksioni i Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike, Akademia e Shkencave e Shqipërisë. 🇦🇱🇽🇰

Si në çdo konferencë, mbledhje shkencore apo diskutime profesionale që Edoni merr pjesë, ai dëshmon se Gjeografia nuk është më ajo shkencë klasike, por si shkencë moderne multi-disiplinare, që me analiza gjeohapësinore (GIS, Remote Sensing, etj.) po trajtohen tematika/probleme të ndryshme, dhe që mund të ndihmojnë shoqërinë. 🛰️

Gjithashtu, ai falënderon profesorët për angazhimet e tyre profesionale e shkencore, e gjithashtu edhe si organizatorë kryesorë të këtij takimi, duke bërë bashkë studiues nga Shqipëria dhe Kosova:

Prof. Dr. Perikli Qirjazi – Drejtues i Njësisë së Kërkimeve Gjeografike;

Prof. Dr. Pal Nikolli – Profesor në Departamentin e Gjeografisë, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës;

Prof. Asoc. Dr. Ferim Gashi – Profesor në Departamentin e Gjeografisë, Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore, Universiteti i Prishtinës;

si dhe, gjithë profesorët tjerë, kolegët, prezantuesit dhe pjesëmarrësit; me shpresë që takime të tilla kombëtare e ndërkombëtare të mbahen gjithmonë, dhe që shkenca e Gjeografisë të avancohet sa më shumë! 🧭

#EdonShemsedini #Gjeografia #Shkenca #GIS #RiniaAktive #Sukses #AkademiaEShkencave #Muhoc #Bujanoc