Rexhepi: Nuk shpërndajmë “liberza partie” por vendime të përhershme të punës

0
336

Ndërmarrja Publike Komunalia për dallim nga herat e tjera të publikimit të aktiviteteve në terren sot e ka publikuar postimin lidhur më dhënien e vendimit të përhershmë të punës punëtorit Shefik Shabani, duke theksuar se, “Jo gjatë dorëzimit të “librezës së partisë”, por gjatë marrjes së vendimit të përhershëm të punës”

Postimi i plotë i NP Komunalisë:

“Punëtori dhe ndershmëria shpërblehen – herët a vonë.

Jo gjatë dorëzimit të “librezës së partisë”, por gjatë marrjes së vendimit të përhershëm të punës për punëtorin e pastrimit në “Komunali” Shefik Shabani.

🧹Dinjiteti dhe integriteti i çdo punëtori janë mision i përkushtimit tonë, jo privilegj i të fortëve të pushtetit. Prandaj, jemi ndryshe”

Postimi të NP Komunalisë iu ka bashkangjitur edhe Kryetari i KK të Buajnocit Driton Rexhepi i cili ndër të tjerash në postimin e tijë ka theksuar se, “Punonjësit e pastrimit – dhe jo vetëm ata – nuk do të trajtohen më si “turistë politikë”, për t’u shantazhuar me marrje të “librezave të partive” para zgjedhjeve apo për të mbushur radhët e tubimeve partiake”

Postimi i plotë i Rexhepit

“Punonjësit e pastrimit – dhe jo vetëm ata – nuk do të trajtohen më si “turistë politikë”, për t’u shantazhuar me marrje të “librezave të partive” para zgjedhjeve apo për të mbushur radhët e tubimeve partiake.

Ata, me dinjitet, do ta kryejnë punën e tyre në shërbim të komunitetit!

E meqë ra fjala, ky është misioni që vetëm Fronti guxon ta realizojë.

Janë këto detaje që përbëjnë dallimin thelbësor të mentalitetit të qeverisjes së Frontit.

Ndryshimi – është një rrugëtim që ruan integritetin dhe dinjitetin e gjithsecilit.

Suksese N.P Komunalia faqja zyrtare” ka shkruar Kryetari i KK të Bujanocit Driton Rexhepi